Të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit, sot në orën nëntë do të dëgjojnë pretencën e SPAK që është episodi i parafundit përpara se mbrojtja të përsërisë edhe njëherë qëndrimin e saj se janë shkelur parimet e gjësë së gjykuar dhe se nuk ka dëm për inceneratorin e Elbasanit.

Në seancën e fundit të 5 majit, Gjykata shprehu pranimin e gjykimit të shkurtuar të nëntë të akuzuarve të SPAK, për inceneratorin e Elbasanit, që nuk do të thotë pranim i fajësisë. Ish ministri Lefter Koka insistoi  përmes avokatëve bashkim të dosjes së Elbasanit me atë të Fierit, por kërkesa nuk u pranua.

Ish-ministri dhe ish-sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm, por kishin firmosur një deklaratë nga burgu ku mbahen prej muajsh që të përfaqësohen nga avokatët.

Për inceneratorin e Elbasanit , SPAK ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës , korrupsionit dhe pastrimit të parave që kundërshtohen edhe nga të pandehurit edhe nga dy subjektet private edhe ato nën akuzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA