“Humbësi e sheh fajin tek kundërshtari”/ Balla thirrje opozitës: Kthehuni në Kuvend për të çuar çështjet e përbashkëta para

18/05/2023 11:20

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i ka bërë thirrje opozitës ditën e sotme nga Kuvendi që t’i bashkohet gjatë seancave plenare që të zhvillojnë se bashku çështjet e përbashkëta.

Në lidhje me akuzat e opozitës ai është shprehur se humbësi e sheh fajin gjithmonë tek kundërshtari dhe se nuk e shikon kurrë atë çfarë ka bërë gabim.

“Unë mendoj se gjithmonë humbësi e shef fajin te kundërshtari dhe nuk shikon se çfarë ka bërë gabim është një çmenduri. Le të vijojnë që të insistojnë në të njëjtën gjë. Kuvendin e nisi seancën me miratimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme. I pari lidhet me një investim që i jep Shkodrës një lidhje të re dhe të bukur me Ulqinin, Ura mbi Bunë i jep mundësi shumë mundësi dhe qasje të re në turizëm. Duke e konsideruar Shkodrën që të jemi shumë përgjegjës për punën që kemi për të bërë e kemi me votimin për këtë marrëveshje dhe pika tjetër është një marrëveshje tjetër me Gjermaninë që lidhet me pjesën më të madhe të bashkive për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Mendoj se e kemi nisur këtë seancë të parë me dy projektligje të rëndësishme dhe besoj se apeli im dhe pse opozita e nisi punën me këtë bojkot, thirrja ime është që opozita ti kthehet punës në kuvend se na duhet të punojmë së bashku për një sërë çështjes, për çështje me rëndësi si reforma zgjedhore dhe të përfundojmë në kohë disa propozime të PS që lidhet me reformën zgjedhore. Thirrja ime është dhe për zgjedhjen e avokatit të popullit, ku opozita nuk mund ta marrë peng zgjedhjen e tij për rolin që ai ka për qytetarët. Nga dita e hënë ne i kërkojmë opozitës duke qenë se kushtetuta na imponon një shumicë, duhet që të ulemi për kandidatin”- tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA