“Fredi Beleri është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes”/ Dule: IKMT po shemb objektet e numëruesve të votave në Himarë

18/05/2023 11:00

Kreu i PPDNJ Vangjel Dule, ka bërë thirrje sërish ditën e sotme nga Kuvendi, për lirimin e Fredi Belerit.

Ai u shpreh se Beleri është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes dhe është marrë peng nga kryeministri Rama.

Dule kërkoi që Beleri të lirohej dhe hodhi akuza ndaj IKMT-së që po shemb objekte të legalizuara në Himarë vetëm se janë të personave që numëronin votat.

“Fredi Beleri është rrëmbyer nga sekti i Rilindjes, është marrë peng nga Edi Rama. Ai është arrestuar në flagrancë për dyshime. Flagranca presupozon faktin e kryer ndërsa dyshimi është dyshim. Si mund ta ketë një kryeministër personalisht me disa qytetarë? Nuk ka institucione ky vend? Jo. Dua të bëj një thirrje të fundit, kreu i bashkisë së Himarës Fredi Beleri duhet të shkojë mes himariotevë që e zgjodhën. Dua t’i bëj të ditur çdo qytetari se së bashku me Belerin është marrë peng edhe Pandeli Kokaveshi në të njëjtat kushte. Është një i ri që ka bërë transplant zemre dhe pavarësisht se kam njoftuar autoritetet më të larta të policisë e drejtësisë që ka në rrezik jetën vazhdojnë ta mbajnë peng dhe fatkeqësisht mentaliteti policor ka kaluar edhe të disa mjekë , arritje e paprecendentë e rilindjes. Më kujtohet 1945-sa kur u votua kundër regjimit, kush ka veshë dëgjon e kush ka intuitë kupton. IKMT-ja ka filluar aksione hakmarrëse, objekte të legalizuara në Himarë po shemben. I biri i personit që kishte objektin ishte numërues i votave që zgjodhën Fredi Belerin në krye të bashkisë së Himarës.“- tha Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA