Efektet e sanksioneve perëndimore/ Rreth 2 mijë avionë rus fluturuan me pjesë të skaduara gjatë 2022

18/05/2023 17:32

Linjat ajrore në Rusi kryen rreth 2000 fluturime në vitin 2022 me avionë perëndimorë të cilëve u kishin skaduar pjesët, transmeton gazeta ruse Kommersant.

Shifra alarmante u bë me dije nga kreu i mbikëqyrësit shtetëror të transportit Rostransnadzor, Viktor Basargin.

“Për shembull, pranimi në funksionimin e komponentëve me një burim të skaduar. Në total, u regjistruan më shumë se 2000 fluturime të tilla,” citohet të ketë thënë Basargin.

Ai tha gjithashtu se ishte “thjesht e pamundur të importoheshin disa produkte specifike”.

Gjatë vitit të kaluar, sanksionet kanë goditur sektorin ajror të vendit. Vitin e kaluar, linjat ajrore ruse, duke përfshirë Aeroflot të kontrolluar nga shteti, filluan të heqin avionët për të siguruar pjesë rezervë që nuk mund t’i blinin më jashtë vendit për shkak të sanksioneve perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA