“Dorëheqje nga çfarë?”/ Alimehmeti ironi me Alibeajn: U habita kur e dëgjova, as nuk ishte i zgjedhur

18/05/2023 11:57

Ilir Alimehmeti i ftuar në “Wake Up”, ka folur për dorëheqjen e Alibeajt ditën e djeshme.

Ai ngriti në studio pyetjen se nga çfarë dha dorëheqjen Alibeaj? Sipas Alimehmetit, një kryetar partie zgjidhet nga votat dhe ai nuk është zgjedhur nga votat.

“Nuk e dimë se nga u dha dorëheqja, sepse dorëheqja jepet nga një post të cilin të ka vendosur  një organ kolegjial dhe të ka votuar. Dorëheqje nga çfarë , ishte pyetja ime kur e pashë për herë të parë, thashë dorëheqje nga çfarë? Kryetarët e partive zgjidhen me votë.

Ky është legjitimiteti, po ta merrni statutin, ta lexoni, të zgjedh dikush, të zgjedh një trup kolegjiale. Po the ti jam unë, pastaj thua s’jam unë ky është vendim personal. Je i pazgjedhur dhe jep dorëheqjen nga çfarë është pyetja e madhe”, u shpreh Ilir Alimehmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA