“Do mbrohemi nga përgjimi kinez”, Montana bëhet shteti i parë i SHBA që ndalon TikTok-un

18/05/2023 09:12

Me firmën e Greg Gianforte, që e ktheu dokumentin në ligj, Montana u bë shteti i parë federal i SHBA-së që ndalon zyrtarisht Tik Tok-un.

 “Për të mbrojtur banorët e Montanas, të dhënat personale dhe private nga Partia Komuniste Kineze, e kam ndaluar TikTok-un në Montana. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, kompanive u ndalohet ofrimi i aplikacioni ndërsa Tik Tok nuk mund të jetë aktiv këtu në sipërmarrje”, u shpreh guvernator i Montanës Greg Gianforte.

Për çdo ditë që kjo platformë do të jetë e aksesueshme pasi ligji të hyjë në fuqi, ofruesit e aplikacionit do të gjobiten me 10.000 dollarë. Dënimet nuk do t’u jepen përdoruesve, por ofruesve. Një zëdhënëse e TikTok e kritikoi ashpër vendimin.

Ky ligj shkel kushtetutën, deklaroi Brooke Oberwetter, e cila e la të hapur mundësinë që platforma në pronësi të kompanisë kineze, Byte Dance do të ngrejë padi. Kritikët e këtij vendimi shohin ndër të tjera një rrezik ndaj të drejtës për shprehjen e lirisë së mendimit.

Disa e shohin këtë si test për ndalimin e TikTok në të gjithë vendin, që synohet nga shumë deputetë të Kongresit Amerikan. Pasi tentoi pa sukses ta bindte Byte Dance që ta shiste Tik Tok-un, administrata amerikane evidentoi rreziqet e tij.

Disa deputetë, FBI dhe autoritete të tjera pretendojnë se kjo media sociale mjaft popullore mund të keqpërdoret nga qeveria kineze për të pasur qasje në të dhënat e qytetarëve amerikanë apo për të ndikuar mbi opinion publik, ndërsa vetë Tik Tok insiston se një gjë e tillë, nuk ka ndodhur kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA