Theoharis Lalakos, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme të Greqisë, ka qenë sot në mesditë në ambientet e paraburgimit të Vlorës, duke zhvilluar një takim me Fredi Belerin.
Takimi, me kryetarin e ri të Bashkisë Himarë, ka zgjatur rreth 20 minuta dhe më pas është larguar.
I shoqëruar nga ambasadores greke në Shqipëri, Kostandia Kamici, Lalakos tha se Beleri ishte në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë asnjë koment tjetër.
Më herët Ministria e Jashtme Greke sqaroi se vizita do të përqendrohet në kushtet e paraburgimit dhe gjendjen shëndetësore të Belerit.
Ndërkohë, me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispoizicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.
Top Channel