Akuzat e Berishës/ Alibeaj: Vazhdon hedh llum e baltë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale

18/05/2023 14:50
Foto Ilustruese

Pasi ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni drejtues i Partisë Demokratike, Alibeaj është sulmuar nga Berisha, i cili ka hedhur një sërë akuzash kundrejt tij.

Alibeaj ka reaguar ndaj akuzave të Berishës, duke thënë se i përdor për të hedhur baltë ndaj tij i e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale.

“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA