Policia e Vlorës ka zbardhur 7 raste të vjedhjes në banesa, ndërsa ka arrestuar dhe autorin e dyshuar.

Në pranga ka përfunduar një 39-vjeçar, I cili akuzohet për veprën penale të “vjedhjes”. Vjedhjet, sipas policisë, autori i dyshuar i ka bërë në zona të ndryshme të qytetit bregdetar gjatë pesë muajve të fundit.

39-vjeçari hynte në banesa dhe vidhte sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme shtëpiake, të cilat më pas I shiste në treg të zi.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural, ndërsa vijon puna për dokumentimin e të tjera vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA