U akuzua se shpërndante para për llogari të kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Gjykata liron Bedri Muratin

17/05/2023 11:45

Bedri Murati i cili u arrestua në flagrancë teksa shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është liruar nga Gjykata. Prokuroria e Tiranës kërkoi detyrim paraqitje për të.

I dyshuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, 48 vjecarit ju gjetën 690 mijë lekë të vjetra  dhe 50 euro si dhe një listë me emra zgjedhësish. Në këtë listë u vërejtën 13 emra zgjedhësish të rrethuar me stilolaps. Prej tyre rezultoi se 7 jetonin jashtë Shqipërisë.

48-vjeçari Bedri Murati, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

I dyshuari deklaroi se s’ka lidhje me zgjedhjet dhe se paratë qe ju gjetën ishin të familjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA