
25/02 09:55
Incidentet nuk kanë munguar në derbin kryeqytetas Tirana – Partizani që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Tifozët kanë hedhur herë pas here flakadanë në fushë, duke shkaktuar probleme në vazhdimin e ndeshjes.
Madje, në minutën ’57 u përsërit skena e turpshme e gjuajtjes me fishekzjarrë të portierëve. Rexhepi u lëndua, ndërsa ndeshja u ndërpre disa minuta.
Tension ka pasur edhe mes vetë lojtarëve. Lushkja, pasi shtyu Matondon, u ndëshkua me karton të verdhë. Pas këtij momjenti, erdhi Murataj, i cili tensionoi më tej situatën.
Ndërkohë, Partizani vazhdon të ruajë avantazhin ndaj Tiranës, me rezultatin 0 – 1.
Top Channel