“Si të akullt”/ Saimir Korreshi: Situata në PD ishte “ngriva shkriva”, nuk flisnim me kryetarin e komanduar

17/05/2023 23:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka deklaruar se largimi i Enkelejd Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar është një gjë e mirë, pasi për një kohë të gjatë deputetët ishin në një gjendje të akullt, sepse mendimi i tyre nuk merrej në konsideratë.

“Ne e ikëm pikërisht nga zoti Berisha për çështjen e vendimmarrjes dhe doli më keq”- tha Korreshi për “Top Story”, duke shtuar se kohët e fundit ndodheshin në një situatë “ngriva-shkriva” me kryetarin e komanduar të partisë.

Pjesë nga debati:

Korreshi: PD duhej të ngrihej nga çdo demokrat.

Duma: Të mos prekeshin strukturat po thua? Pra degët e PD-së të mos prekeshin dhe të mos pësonin dëmin e çarjes, le të bëhej ç’të bëhej në hierarkinë e lartë?

Korreshi: Absolutisht, sepse kjo solli edhe pasojën tjetër. Në primare ato nuk morën pjesë, megjithëse unë i mbështeta kandidatët e primareve në Lushnje dhe Divjakë, e gjithë PD-ja zyrtare madje, i mbështetëm me sa patëm mundësi. Jemi shkrirë në fushatë, nuk e kemi pasur këtë pjesën e sikletit, sepse 6 marsi na dha një goditje të madhe që nuk e bënim dot për herë të dytë si demokratë.

Duma: Saimir, sepse t’i ke një miqësi aty edhe me Gaz Bardhin i cili gjithashtu po ndërmerr një lëvizje, ku e shikon që do të shkojnë palët në këtë moment? A do të vazhdojë situata njësoj?

Korreshi: Për mua nuk është zgjidhje vazhdimi i situatës po njësoj. Unë jam, dhe patjetër që isha, për ndryshimin e kreut të grupit parlamentar. Ne ishim të akullt, “ngriva-shkriva”, nuk flisnim. Pra një pjesë e grupit tonë nuk fliste me kryetarin e komanduar. I erdhi koha, natyrisht që duhej dhënë hapësirë. Mendimi i deputetëve nuk merrej absolutisht më në konsiderat. Ne e ikëm nga zoti Berisha pikërisht për çështjen e vendimmarrjes dhe doli më keq. Ndaj edhe grupi parlamentar tha “ore ku jemi, ça po bëhet me këtë PD”? A duhej një PD kështu e vogël për të mbajtur në xhep demokratët, apo duhej të negocionim me palën tjetër për një PD të madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA