Shtim në fondin e Ukrainës me tre miliardë paund, shefi i politikës së jashtme të BE-së me një propozim të ri

17/05/2023 22:42

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka propozuar shtimin e 3 miliardë paund të tjera në një fond që përdoret për financimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Burimet e BE-së për agjencinë e lajmeve Reuters, transmetuan se Borrell me sa duket u ka kërkuar qeverive të BE-së të japin më shumë para për Fondacionin Evropian të Paqes.

Fondi ka ndarë tashmë 4 miliardë paund ndihmë ushtarake për Kievin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA