Mbledhja me grupin parlamentar, Rama zbardh diskutimet: Në fokus ecuria e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian 27/04 22:34
Deputeti demokrat Mylslim Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryedemokratëve Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajn.
“Alibeaj me ata dy janë grupi më bastard në politikën shqiptare”, shprehet Murrizi, duke shtuar se ish-kryetarët janë larguar duke vjedhur vulat.
“Kanë ikur si hajdut vule. Kanë ikur nga politika me vulë të vjedhur”.
Vula e vërtetë, thotë deputeti, është elektorati, jo një pajisje që e blen me një çmim të ulët.
Një ndër zgjidhjet për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, Murrizi sheh edhe aleancat.
“Duhet të shikojmë edhe aleancat. Unë jam kundër koalicionit me LSI”, thotë ai.
Top Channel