Shpërthen Murrizi: Ata që ikën me vulë si hajdutë, janë një grup bastardësh

17/05/2023 22:46

Deputeti demokrat Mylslim Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryedemokratëve Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeajn.

“Alibeaj me ata dy janë grupi më bastard në politikën shqiptare”, shprehet Murrizi, duke shtuar se ish-kryetarët janë larguar duke vjedhur vulat.

“Kanë ikur si hajdut vule. Kanë ikur nga politika me vulë të vjedhur”.

Vula e vërtetë, thotë deputeti, është elektorati, jo një pajisje që e blen me një çmim të ulët.

Një ndër zgjidhjet për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, Murrizi sheh edhe aleancat.

“Duhet të shikojmë edhe aleancat. Unë jam kundër koalicionit me LSI”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA