28/11 18:36
Më shumë se 40 vende kanë rënë dakord të krijojnë një regjistër për të llogaritur dëmet e shkaktuara nga Rusia në Ukrainë.
Ideja gjeti mbështetje të konsiderueshme në samitin e Këshillit të Evropës me 46 vende në Islandë.
Viktimat ukrainase të luftës do të jenë në gjendje të katalogojnë dëmet që kanë pësuar. Vendet pjesëmarrëse në samit diskutuan gjithashtu një gjykatë, në të cilën Rusia do të akuzohej për pushtimin e fqinjit të saj.
“Ky samit i Rejkjavikut tregon qartë se Putini ka dështuar me llogaritjet e tij, ai donte të ndante Evropën dhe ka arritur të kundërtën. Ne qëndrojmë më afër së bashku në Evropë se kurrë më parë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.
Top Channel