Përfaqësuesi special kinez mbërrin në Ukrainë, Kievi zyrtar: Nuk do të pajtohemi me asnjë humbje territori

17/05/2023 19:06

Ukraina nuk do të pranojë asnjë propozim për t’i dhënë fund luftës që përfshin humbjen e territorit, i ka thënë ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba një të dërguari kinez.

Li Hui, përfaqësuesi special i Kinës për çështjet Euroaziatike dhe ish-ambasador në Rusi, ka qenë dje dhe sot në Ukrainë.

Kjo është vizita e parë në Kiev nga një delegat i lartë kinez.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha: “Kuleba e informoi të dërguarin special të qeverisë kineze në detaje mbi parimet e rivendosjes së një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë bazuar në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.”

Ai theksoi se Ukraina nuk pranoi asnjë propozim që përfshin humbjen e territoreve të saj ose ngrirjen e konfliktit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA