‘Nuk kishim parë kurrë diçka të tillë’, thonë rezidentët e shokuar italianë pas përmbytjeve në verilindje (fotot)

17/05/2023 18:57

Në Cesena, grupe ndihme po punojnë në shtëpitë e përmbytura teksa tjerë nxjerrin ujin e baltën nga banesat pasi reshjet masive kanë shkatërruar rajonin verilindor të Emilia Romagna

Vendasi Edoardo Amadori tha: “Jetoj këtu prej vitit 1979, kanë qëlluar përmbytje disa herë por asgjë të ngjashme me këtë”.

Të paktën tetë njerëz kanë vdekur dhe mijëra janë evakuar pas stuhive të rënda të reshjeve në Emilia-Romagna, çka shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshkitje dheu.

Shumë njerëz kërkonin ndihmë sot nga çatitë e shtëpive të tyre teksa rreth 20 lumenj kishin dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur qytezat.

Mes viktimave ishin një burrë i moshuar dhe një çift që zotëronin një fermë bujqësore, shkruante e përditshmja vendase Corriere della Sera.

Trupi i një gruaje gjermane u gjet në një plazh në Cesenatico, në brigjet e Adriatikut por nuk është e qartë nëse është vrarë nga stuhia.

“Mendimet tona janë me viktimat dhe nejrëzit e humbur,” tha kryebashkiaku i rajonit Stefano Bonaçini.

Shira të rënda ka pasur në të gjithë Italinë ditët e fundit pro zonat më të prekura ishin  Emilia-Romagna dhe Marche në jug të saj, në të cilat pati përmbytje me viktima dhe në shtator.

FOTO GALERI
3/10
Shumë njerëz kërkonin ndihmë sot nga çatitë e shtëpive të tyre teksa rreth 20 lumenj kishin dalë nga shtrati i tyre duke përmbytur qytezat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA