Është plagosur me armë zjarri 55-vjeçari Diell Çela, ish-kryetar i PD-së në Peqin, në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, gjatë një konflikti për shkaqe fushate me S. D., rreth 52 vjeç, po ashtu banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA