Irani e Rusia njoftuan sot nënshtrimin e marrëveshjes së përfundimit të Korridorit Ndërkombëtar Jug-Veri të Transportit, i cili lidh Rusinë, Gjirin Persik dhe Indinë, duke shmangur rrugët detare perëndimore.
“Volumi fluksit të mallrave do të rrisë potencialin e tranziteve mes dy vendeve,” tha presidenti rus Vladimir Putin në një video konferencë me presidentin Iranian Ebrahim Raisi ndërsa marrëveshja fizike u nënshkrua nga dy ministriat e transporteve në Teheran.
Irani e Rusia pranuan të bashkëpunojnë në ndërtimin e pjesës finale të rrjetit komercial të transporteve, duke thënë se hekurudha 164-kilometra e gjatë në veri të Iranit do të realizohet në tre vjet.
Kjo është hallka e vetme që mungonte në Korridorin ndërkombëtar të transporteve që vjen nga Lindja e Largët ruse, kalon nga Azerbaixhani, në brigjet e Iranit dhe më pas drejt Indisë.
Rusia dhe Irani janë të dyja nën sanksione te Perendimit që kufizojnë tregtinë e tyre.
Rrjeti i transportit të mallrave në rrugë detare, hekurudhore e rrugore mbulon rreth 7,200 kilometra dhe shmang Kanalin e Suezit mes Mesdheut e Detit të Kuq, në të cilin do të kalojnë gjithsesi disa ngarkesa ruse.
Presidenti iranian Raisi, tha në takimin virtual me Putin, se hekurudha e Rasht në veri të Iranit do të lidhë vendin me Azerbaixhanin për tre vjet.
“Marrëveshja është një hap i rëndësishëm strategjik në bashkëpunimin e Iranit me Rusinë”, shtoi ai, në komentet e vlerësuara nga Putin.
Top Channel