Inter dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, me synimin për të ngritur lart trofeun më të rëndësishëm europian për klube.
“Citizens” u hakmorën ndaj Realit të Madridit për eliminimin e një viti më parë, duke siguruar finalen e kompeticionit për herë të dytë në harkun e tre viteve, këtë herë me synimin për të triumfuar.
E nëse nuk do të ishte për portierin belg Courtois, që bëri disa pritje vendimtare, humbja për kampionët në fuqi të Europës do të ishte edhe më e rëndë.
Manchester City shkon kështu në finale, ku do të kërkojë triumfin, për të kompletuar “tripletën” e famshme, pasi është vetëm një hap larg triumfit edhe në kampionat, teksa përballë në Stamboll do të gjejë Interin, që eliminoi Milanin në derbin e qytetit mbrëmjen e të martës.
Manchester City – Real Madrid 4-0 (Bernardo Silva 23’, 37′. Militao 76′, Alvarez 91′)
90’+1 – Foden jep një asist perfekt për Alvarez, që shënon edhe golin e katërt për vendasit, duke vulosur rezultatin e thellë 4-0…
76′ – Kros i De Bruyne në zonë, aty ku Akanji gjuan me kokë dhe Militao e devijon në rrjetë, duke shtangur portierin Courtois
73′ – Provon sërish Haaland, por sërish Courtois e ndaal, duke e kthyer në personale me sulmuesin norvegjez…
37’ – Gooool. Është mbrëmja e Bernardo Silvës, që shënon edhe golin e dytë në portën e Courtois dhe afron Manchester Cityn me Stambollin
23’ Asist fantastik i De Bruyne, që gjen Bernardo Silvën në zonë dhe portugezi mposht më në fund Courtois.
21’ – Sërish Haaland me kokë dhe sërish Courtois bën mrekullinë, duke grushtuar në këndore.
13′ – Grealish kroson për Haaland, që gjuan keq, duke gjetur trupin e Courtois dhe shpërdoron një rast fantastik goli…
Top Channel