Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se asnjë intelektual nuk përfaqësohet sot në Partinë Demokratike.
Për “Top Story”, demokrati tha se Berisha duhet ta kuptojë që Foltorja nuk i reziston kohës dhe nëse vijon të sillet kështu, do ta çojë PD-në drejt një asgjësimi total.
“PS-ja duke pasur pushtetin ka plotë mënyra për të joshur dhe thithur elektoratin e djathtë. Atëherë duhet një zgjim i fortë i opozitës dhe këtë gjë nuk e bën dot Sali Berisha.
Në bazë të aftësive të tij intelektuale, Berisha duhet ta kuptojë që Foltorja, ajo partia që ai ka ngritur nuk është partia që i reziston kohës, nuk është partia e modernitetit dhe bashkuesisë, nuk është partia e intelektualëve të vitit 1990 që mori gjithë elitën e Shqipërisë. Sa prej elitës së Shqipërisë përfaqësohet sot nga Partia Demokratike.
Është trishtim, dhe ai duhet ta shoh këtë me qëllim që krijesa e tij dhe të tjerëve, sepse nuk e ka krijuar vetëm, të mos dështojë, të mos i shkrihet në duar, dhe të mos marrë një ditë pjesë në funeralin e saj.
Druaj që mënyra se si po sillet, dhe sesi po sillen të tjerët do ta çoj drejt një asgjësimi që më pas do ta kujtojmë me nostalgji 14 majin”- tha Gjekmarkaj.
Top Channel