Igli Cara reagon pas humbjes: Rezultati u ndikua nga shumë faktorë, vullneti i qytetarëve u kushtëzua

17/05/2023 11:23

Igli Cara, kandidati i BF për Durrësin reagon pas humbjes, duke deklaruar se rezultati u ndikua nga shumë faktorë, që tregojnë se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet e tjetërsohet për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme.

Ai ka deklaruar gjithashtu se është falenderues ndaj çdo demokrati dhe mbështetësi.

“Falenderues ndaj çdo demokrati, opozitari, mbështetësi, që u bënë pjesë e proçesit të votimit dhe numërimit, duke tejkaluar vështirësitë dhe duke qenë aty, për t’i dhënë vlerë çdo vote!
Një rezultat i ndikuar nga shumë faktorë, i cili tregoi se vullneti i qytetarëve mund të kushtëzohet, të kontrollohet dhe të tjetërsohet, në emër të zhvillimit, për të përqendruar pushtetin në një dorë të vetme, që shpërdoron dhe grabit ditën për diell, pasuritë kombëtare dhe fondet publike. Durrësi mbetet familja jonë e madhe, që na bën bashkë, ku unë do të vazhdoj, si çdo ditë, të shikoj miqtë, kolegët, qytetarët në sy, duke u shtrënguar duart, sepse lidhja me këtë qytet dhe ndershmëria, për mua mbeten zgjedhje pa kompromis. Faleminderit me zemër!”- u shpreh Cara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA