![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/3936_sd-800x450.jpg)
13/02 17:43
Roland Bejko, i cili doli kandidati i katërt në garën për bashkinë e Tiranës, analizoi sonte në Top Channel arsyet e humbjes.
Sërish, ai drejtoi gishtin te Sali Berisham ndërsa shtoi se pas rezultateve, duhet të mblidhen forumet e partisë, shprehet Bejko.
“Duhet të bëhet organizim i partisë. Do të mblidhen prapë forumet. E dinë anëtarët e partisë nëse do të kandidoj për poste”.
I pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse ka qëllim të marrë drejtimin e partisë, Bejko thotë se nuk ka një plan të tillë, por për të marrë poste drejtuese “pse jo”, shprehet ai.
Ndërkohë, pavarësisht shifrave, kandidati demokrat e vlerëson arritje fushatën që bëri.
“PD foli se ishte memece për një vit e gjysmë”, u shpreh Bejko.
Top Channel