Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në Top Channel tha se Shqipëria ka nevojë për një opozitë tjetër.

Ai theksoi se Partisë Demokratike i duhet një zgjim i fortë, dhe këtë nuk mund ta bëjë Sali Berisha.

E vetmja rrugë që PD të dalë nga kjo situatë, sipas demokratit, është që kryetari të mos jetë një kukull.

Gjekmarkaj: Duhet të shmangen shpifjet, pasivitetin e Luzlim Bashës do ta shpartallonte. Elektorati nuk janë studentë, janë njerëz që të besojnë ose jo. Aty 500 mijë nuk mjaftojnë të vijnë në pushtet, Berisha ka kohën, të krijohet kimia e bashkëpunimit, që kryetari të mos jetë një kukull se e kemi provuar dhe ja ku jemi, kjo është e vetmja rrugë, kjo nuk mund të jetë nga opozita e vjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të re, të gjejë forma, duhet të gjendet. Kanë 18 vjet që bëhen denoncime, sharje, shqiptarët janë pragmatistë, nuk mund t’i ndash në kampe.

Duma: Nëse vijon me këtë logjikë, në 2025 merr përsëri 500 mijë vota Berisha?

Gjekmarkaj: Nëse votohet sot janë më pak, se njerëzit janë të dëshpëruar, duke parë pushtetin që fuqizohet, nuk duan të hipin në busa, duan të bëjnë kompromiset e veta, kjo mbështetje e opozitës mund të zvogëlohet, duhet një zgjim i fortë i opozitës, dhe këtë zgjim nuk e bën më Berisha, unë i thërras koshiencës së tij intelektuale që partia që ai ka ngritur nuk është partia e vitit 1990, i kemi me pikatore nga ata që kanë qenë, mos të dështojë, mos t’i shkrihet ndër duar, mos të jetë një ditë në funeralin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA