Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi është zgjatur me dy muaj, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Dua të jap një lajm të mirë. Me përpjekjet e vendit tonë, mbështetjen e miqve tanë rusë dhe kontributin e miqve tanë ukrainas, marrëveshja “Iniciativa e Kokrrave të Detit të Zi” është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë”- tha Erdogan.
Pakti, i cili ka mundësuar eksportin e sigurt të mallrave ukrainase përtej ujit, do të skadonte nesër.
Bisedimet kanë ndodhur gjatë një dite pasi Rusia fillimisht refuzoi ta zgjasë atë për shqetësimet në lidhje me eksportet e saj të grurit dhe plehrave. Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen korrikun e kaluar për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale ushqimore të rënduar nga Lufta e Ukrainës.
Më herët sot, anija e fundit e mbuluar nga periudha aktuale u nis nga Ukraina për në Turqi.
Top Channel