Mbretëria e Bashkuar mund të mbështesë ushtrinë e Ukrainës duke u mundësuar vendeve të tjera që dëshirojnë të furnizojnë avionë luftarakë ta bëjnë këtë, por sekretari I Mbrojtës shtoi se roli i saj është i kufizuar.
“Ajo që ne padyshim mund të kontribuojmë është trajnimi dhe mbështetja brenda kufijve, sepse ne nuk kemi pilotë F-16. Ne mund të bëjmë, atë që kemi bërë gjatë gjithë kësaj … që është se ne mund t’u mundësojmë njerëzve të tjerë që dëshirojnë,” shtoi ai. “Çdo komb që vjen tek ne dhe thotë se ne duam të dërgojmë tanke në Ukrainë… ne do të ndihmojmë me atë proces”, tha Ben Wallace.
Ukraina ka kohë që i kërkon Perëndimit furnizimin e saj me avionë luftarakë F-16, por deri më tani kërkesa e saj nuk është pranuar.
Sipas Sky News, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda kanë rënë dakord të ndërtojnë një koalicion ndërkombëtar për të ndihmuar në prokurimin e avionëve për Kievin, për të cilën Wallace tha se donte t’u mundësonte vendeve të tjera t’i dërgonin ato.
“Nëse jeni një foshnjë rus, nuk mendoj se ju intereson vërtet nëse po bombardoheni nga një avion i kohës sovjetike apo një avion perëndimor, thjesht nuk dëshironi të bombardoheni prej tij”, u shpreh ai.
Top Channel