E kërkojnë Milani dhe Roma? Morata shpjegon të vërtetën

17/05/2023 10:16

Alvaro Morata hedh poshtë zërat që e rikthejnë në Serinë A, ku thuhet se e kërkojnë Milani dhe Roma.

Në një prononcim të fundit, sulmuesi spanjoll theksoi që nuk ka asnjë informacion për interesimin e ekipeve italiane.

Më duan Milani dhe Roma? Betohem që nuk kam dëgjuar asgjë nga këto gjëra. Kam kontratë që më lidh me Atleticon deri më 30 qershor 2024.

Menaxheri im nuk më ka thënë asgjë. Të paktën për tani. Pastaj, dihet se janë gjërat në futboll, sidomos në botën e merkatos. Nëse në verë do të krijohen situate atë favorshme për të lëvizur, si për klubin shitës dhe për atë blerës, ndoshta mund të lëviz. Por e përsëris, unë për momentin nuk di asgjë.”

Kështu shprehet Alvaro Morata në intervistën për Tuttosport./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA