Dopingu/ Pezullohet rekordmeni i garës së 10 mijë metrave

17/05/2023 14:13

Rekordmeni botëror i garës së 10 mijë metrave, Rhonex Kipruto, është pezulluar përkohësisht nga Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) për përdorimin e një substance të ndaluar.

Atleti 23-vjeçar u pezullua për përdorimin e një substance apo metode të paautorizuar, të zbuluar përmes pasaportës së tij biologjike, por nuk u dhanë detaje të tjera nga AIU, subjekti përgjegjës për testet dhe hetimet antidoping.

Kjo organizatë denoncoi në prill një sistem dopingu në shkallë të gjerë në Kenia, “gjithnjë e më i organizuar” dhe me “përfshirje të njerëzve me përvojë mjekësore”.

Keniani vendosi rekordin botëror të 10 kilometrave me kohën 26.24 minuta, në janar 2020, në Valencia, pasi fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Doha, në vitin 2019 (gara u fitua nga etiopiani Selemon Barega).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA