Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostantina Kamitsi ka mbërritur në Vlorë në ambientet ku mbahet në qeli kreu i OMONIA-s së Himarës dhe njëkohësisht edhe fitues i zgjedhjeve në këtë bashki, Fredi Belerin.
Diplomatja Kamitsi e cila ndoqi edhe nga afër seancën në Gjykatën e Vlorës të shtunën e kaluar, ka kërkuar takim këtë të mërkurë me Belerin.
Ndërkohë, me urdhër të ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë ka marrë udhëzime për t’i siguruar familjes së tij mbrojtjen e nevojshme, ndërsa në dispozicion të familjes janë vendosur edhe disa avokatë të cilët do të vazhdojnë betejat e tij ligjore me drejtësinë shqiptare.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Greke Ambasador Throharis Lalakos do të vizitojë Belerin në qeli.
Top Channel