Vdekja misterioze e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, zbulohet shkaku pas më shumë se një viti: Ishin infektuar me…hantavirus 11/05 18:13
Imazhet satelitore kanë treguar pjesë të qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmut brenda një viti.
Ato tregojnë se si bombardimet kanë rrafshuar të gjithë zonën, që nga nisja e luftës, ku kryesisht kanë qenë me një intensitet të lartë.
Maxar, i cili siguroi imazhet, tha se rreshtat e ndërtesave të banimit, shkollave, dyqaneve dhe infrastrukturës tjetër janë shndërruar në rrënoja të djegura.
“Pjesë të qytetit që ishin veshur me pemë dhe parqe një vit më parë, tani janë zhveshur plotësisht nga çdo bimësi dhe janë të mbuluara nga pluhuri dhe mbeturinat”, deklaroi ai.
Top Channel