Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kërkim të një alibie për të justifikuar disfatën në zgjedhje, pasi dorëheqja nuk është ne planet e dy aleatëve.

Berisha: “Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit.”

Meta: “Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor i gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë.”

As humbja e Shkodrës, bastion historik i demokratëve për Sali Berishën nuk përbën shkak për përgjegjësi politike.

Berisha: “Kam bërë një betim që zgjedhjet e para që do humbas unë do dorëhiqem, në rastin e parë në 2013 unë kam thënë Goodbey. Të harrojë kush që unë mund të tërhiqem përveçse nga vota e demokratëve para krimit elektoral.”

Zgjedhjet e së dielës u bojkotuan nga 234 mijë shqiptare e megjithatë socialistët ruajtën votat e vitit 2021,  madje duke i shtuar ato. Analiza e të dhënave tregon se votat e munguara janë të opozitës.

Berisha: “Për mua pjesëmarrja në zgjedhje, së pari askush smë thotë dot sesa janë votuesit sot në një kohë kur brenda një viti sipas Eurostat kanë ikur nga Shqipëria 210 mijë shqiptar.”

Zgjedhjet e së dielës rezultuan një disfatë elektorale jo vetëm, për dyshen Berisha-Meta por edhe për Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Sigla zyrtare e demokratëve jo vetëm që nuk fitoi në asnjë bashki por u reduktua në forcë të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA