Në vendimin e zbardhur të gjykatës ndaj kryebashkiakut të sapo zgjedhur të Himarës Dhionisis Alfred Beleri përmendet se  policia u informua për shitblerjen e votave në këtë zonë.

Përpara se prokuroria të siguronte bashkëpunimin e një qytetari, në fashikull citohen emrat e pesë personave, që  referohen se merrnin para nga kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë ” dhe i shpërndanin në Labëri në njësinë Horë- Vranisht.

Dyshohet se ata shëprndajnë shumë të përafërt nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë apo nga 50 deri në 200 euro, thuhet më tej në informacionin operativ që policia referoi gjashtë ditë përpara se të votohej.

Bashkëpuntorit e Fredi Belerit dhe kandidati u vunë menjëherë në përgjim dhe vëzhgim ambjental dhe në të njëjtën ditë një qytetar qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë kundrejt marrëveshjes. Në datën 10 kandidati për bashkinë i premton bashkëpuntorit 50 euro për person dhe 300 euro atij.

Në datën 11 bashkëpunëtori bisedon me Belerin ku u ra dakord që që qytetari të përpilonte një listë me emrat e atyre që do të votonin pro tij.

Në të njëjtën ditë ata të dy flasin për mënyrën se si do ti jepeshin paratë dhe po në këtë datë pagesa është kryer në tualet nga Pandeli Kokaveshi.

Megjithëse dosja për Fredi Belerin është transferuar në SPAK si institucioni që heton krimet zgjedhore, i dyshuari vazhdon të mbahet në burgun e Vlorës. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve deklaron për Top Channel që e ka marrë këtë vendim në varësi të vendimmarrjes që do të japë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Vetëm atëherë do të vendoset nëse ai do të qëndrojë në Vlorë apo do të vijë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA