22/11 08:48
Kryetarja e një organizate ndërkombëtare që lufton për demokracinë në Rusi dyshon se është “helmuar, ndoshta nga ndonjë agjent nervor”.
Natalia Arno përjetoi “simptoma të çuditshme” gjatë një udhëtimi të fundit në Evropë dhe në një moment kur ishte kthyer në hotelin e saj, e kishte gjetur derën e dhomës së saj të hapur.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, zonja Arno thotë se ajo u zgjua në orën 5 të mëngjesit të ditës tjetër me dhimbje akute dhe vendosi të fluturonte në shtëpinë e saj në SHBA, me fluturimin më të hershëm, ku po përpiqej të merrte veten pas sulmit.
Top Channel