PS fiton shumicën e mandateve dhe për këshillat bashkiakë në Durrës dhe Shijak.
Kur janë numëruar 264 kuti nga 342 në total për këshilltarët bashkiakë më Durrës, partia socialiste udhëheq me 28 mandate. Pas saj renditet koalicioni Bashkë Fitojmë me 13 mandate, ndërsa partia demokratike e Alibeajt ka siguruar deri tani 5 mandate.
Tre mandate janë siguruar nga Partia Ambientaliste Agrare, një mandat nga PDIU dhe një tjetër nga PSD. Këshilli bashkiak i Durrësit ka 51 anëtarë dhe forcat politike kryesore janë në garë me njëra-tjetrën për të siguruar sa më shumë mandate në këshill.
Ndërkaq në Shijak, ku këshilli bashkiak do të ketë 21 këshilltarë, janë numëruar 33 kuti nga 54 gjithsej që ka kjo bashki. Edhe këtu kryeson PS me 15 mandate, e ndjekur nga koalicioni BF me 3 mandate, PD me 2 mandate dhe PAASh me 1 mandat.
Numërimi vijon dhe këto rezultate mund të ndryshojnë deri në përfundim të procesit që pritet të mbyllet pasditen e sotme.
Top Channel