Krryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në Top Channel analizoi rezultatet e zgjedhjeve vendore të14 majit,
Krahasuar me votat e marra në këto zgjedhje, ku Veliaj siguroi rreth 60 mijë, i u shpreh se LSI e dëmtoi PS-në në zgjedhjet e vitit 2015.
Veliaj: Me këmishë kam ardh dhe sot, nuk besoj tjetër batuta e Edit dhe tjetër puna, unë besoj tek fushata permanente. Në këshill bashkiak me LSI fituam 21 mandate, sot 33, dukuria e LSI… shif rezultatet, po të ishte individuale më dëmtoi mua. Angi Richerche, sondazhit të parë i ra në kokë, ne na dha një sinjal, po t’i pyesje edhe në fokus grupet me demokratët.. Di që shkoi nga 5 në dy kur ishte vetëm. Edhe thithëlopa ka qumështin, thjesht e pi nga lopa. Përdorni shushunjën, kjo kanceromë na dëmtoi, sa më shumë t’i torturosh shifrat aq më shumë flasin.
Veliaj siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj në 61 bashkitë e vendit.
Në 1.118 qendrat e votimit në Bashkinë Tiranë 158.688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100.351 vota për Belind Këlliçin.
Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58.337 të cilën nuk e ka patur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.
Top Channel