Veliaj, 58 mijë vota më shumë/ Merr mandatin e tretë, mund thellë 5 rivalët

16/05/2023 19:36

Në 1.118 qendrat e votimit në Bashkinë Tiranë, janë prodhuar disa rezultate të cilat nëse i analizon e krahason me zgjedhjet e shkuara lokale përbëjnë rekorde.

Pavarësisht se të gjitha sondazhet e Top Channel e nxirrnin fitues në Tiranë Erion Veliajn, rezultati final tashmë që numërimi vullnetit të qytetarëve është numëruar, tregon një fitore mbase përtej pritshmërive të vetë Veliaj dhe shtabit të tij elektoral.

158.688 vota shkuan për Erion Veliaj ndërsa 100.351 vota për Belind Këllicin i cili kalin e betejës për ta fituar Tiranën e lidhi me transport publik falas.

Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58.337 të cilën nuk e ka patur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.

Befasues është edhe ajo çfarë arriti Arlind Qori në Tiranë,  nën siglën e Lëvizjes Bashkë me 13,842 vota. Nëse këto do të ishin zgjedhje të përgjithshme aktivisti Arlind Qori do të kishte siguruar mandatin e deputetit.

Roland Bejko i cili garoi për skuadrën zyrtare të PD mundi të marrë vetëm  12.388 e u renditur i katërti në garën e Tiranës.

Edhe nëse zoti Bejko nuk do të kishte kandiduar e Belind Këllici do të ishte i vetmi kandidat i së djathtët, prap 12.388 qw mori Bejko, nuk do ti bënim punë për tija hequr fitoren Veliajt.

Mbështetja për komunistin e Frontit të Majtë Marko Dajti ishte vetëm 2.807 vota.

Lajla  Pernaska e PDIU nuk mundi të mbledhë më shumë se 2.104 e u renditur e fundit në betejën për kryeqytetin.

Megjithatë ajo hyri në historinë e zgjedhjeve shqiptare si e para kandidatë femër e cila garoi për Bashkinë e Tiranës.

Rezultatet “Bashkia Tiranë” 14 MAJ:

Erion Veliaj-158.688 vota

Belind Këlliçi-100.351 vota

Arlind Qori-13.835 vota

Roland Bejko-12.388 vota

Marko Dajti-2.807 vota

Lajla Pernaska-2.104 vota

Top Channel