Ushtarë sudanezë qëllojnë ndaj objektivave në kryeqytetin Kartum (fotot)

16/05/2023 19:40

Ushtarë sudanezë shiheshin sot të qëllonin me armë të rënda e të lehta ndaj objektivave ‘armike’ në kryeqytetin Kartoum, teksa konflikti rëndë e i pashpjeguar hyn në muajin e dytë.

Që prej nisjes së luftimeve mes ushtrisë dhe grupeve rebele të organizuara mirë, kryeqyteti është kthyer në një zonë të shkretë ku banorët qëndrojnë në shtëpi të trembur.

Zona perëndimore e Darfur raportohet se është në kaos teksa ashtu si në kryeqytetin Khartum luftimet kanë sjellë mangësi furnizimi, ndërprerje të energjisë dhe të komunikimeve.

Në kryeqytet shihet një avion i djegur në pistën e aeroportin ndërsa ambasadat e huaja dyqanet e bankat janë mbyllur.

Luftimet vijonin dje teksa shpërthime dëgjoheshin në kryeqytet si dhe tym në qiell nga avionë që sulmonin, dhe ushtrinë që mbrohej me zjarr anti-ajror nga toka, sipas dëshmitarëve.

“Situata po përkeqësohet,” tha një rezident 37-vjeçar në jug të Khartum që nuk dëshironte të identifikohej.

“Të dyja palët po bëhen gjithnjë e më të dhunshme teksa përplasjet po bëhen me armë të të gjitha tipeve”, shtoi ai duke nënkuptuar ndërhyrje ushtarake nga jashtë vendit.

OKB thotë se rreth 700,000 janë zhvendosur brenda Sudanit prej luftimeve dhe rreth 200,000 janë larguar në vendet fqinje.

FOTO GALERI
1/3
Që prej nisjes së luftimeve mes ushtrisë dhe grupeve rebele të organizuara mirë, kryeqyteti është kthyer në një zonë të shkretë ku banorët qëndrojnë në shtëpi të trembur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA