Top Channel parashikoi rezultatet/ Sondazhet paralajmëruan fitoren e Benet Becit, por dhe Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin
16/05/2023 19:36
Top Channel realizoi disa sondazhe për zgjedhjet e 14 majit duke vënë kështu një bast të fortë me publikun.
Por zgjedhja e duhur, korrektësia dhe saktësia në punë bëri që sondazhet e shpallura në Top Channel të jenë një histori suksesi.
Ndresa askush nuk e mendonte atë që do ndodhte në Shkodër, Top Channel tregoi me sondazhin e realizuar në bashkëpunim me Angi Richerche se do ndodhte përmbysja e madhe në këtë qytet në zgjedhje.
Sondazhi i Top Channel me Angi Richerche parashikoi në mënyrë të saktë jo vetëm atë që ndodhi, ne parashikuam fitoren e Benet Becit dhe kjo ndodhi.
E njëjta saktësi në gjetjen e rezultatit ndodhi edhe me qytetet e tjera Tirana, Durrësi dhe Elbasani.
Top Channel