Bashkia më e madhe në vend, Tirana vijon ende me numërimin e votave, ndonëse Erion Veliaj ka siguruar një mandat të tretë.
Aktualisht janë numëruar 868 nga 941 qendra në total, megjithëse 73 të mbeturat nuk pritet të përmbysin ndonjë rezultat, pasi kandidati Veliaj, aktualisht kryetar bashkie për Tiranën është 51 mijë e 988 vota para kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçi.
Këlliçi “Bashkë Fitojmë” pason me 34.84% të votave aktualisht, ndjekur nga Roland Bejko i Partisë Demokratike me 4.27% të votave, diferencë e madhe nga kundërshtarët e tij.
Pas Bejkos pason Arlind Qori me 4.77% të votave, Lalja Përlaska me 0.73 dhe Marko Dajti me 0.97%.
Deri në orët e para të mëngjesit pritet të përfundohet procesi i numërimit megjithëse nuk diskuton fitoren kandidati Veliaj, i cili do të drejtojë Tiranën edhe për katër vitet e ardhshme.
Top Channel