Milan dhe Inter diskutojnë në San Siro biletën e parë për në finalen e Champions League që këtë sezon zhvillohet në Stamboll.
Zikaltërit janë më të avantazhuar duke qenë se triumfuan në sfidën e parë e shifrta 0-2.
Entuziazmi në radhët e Inter është i lartë prej formës së shfaqur së fundmi, teksa tifozët ziklatër janë përpjekur gjithashtu t’i japin një shtysë më shumë lojtarëve. Para se skuadra t’i drejtohej San Siros, një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër u mblodhën rreth autobuzit të skuadrës madje duke bllokuar edhe rrugën.
U desh ndërhyrja e policisë për të lejuar autobuzin që të vazhdonte i qetë në destinacion teksa drejtori i Inter, Beppe Marotta nuk e bëri dramatike vonesën e skuadrës duke theksuar se vonesa ishte vetëm me tre minuta.
Top Channel