Surprizon Partia e Gjelbër në Krujë, këshilli bashkiak i së cilës duket se do të ketë një shumëngjyrëshmëri politike përfaqësimi.
E ndërsa vijon numërimi i votave për anëtarë të këshillit bashkiak në Krujë, Partia e Gjelbër rezulton forcë e dytë politike, pas Partisë Socialiste.
Deri tani PGJ ka siguruar 6 mandate, kundrejt 9 mandateve të siguruara nga PS, 4 nga “Bashkë Fitojmë”, 3 nga PSD. Nga 2 mandate janë siguruar deri tani “Ardhmërija Shqiptare” dhe Partia Agrare Ambjentaliste, ndërsa FRD, PD, PR, PDIU dhe PLL kanë siguruar nga një mandat. Këshilli bashkiak i Krujës ka 31 anëtarë, ndërsa gara për zgjedhjen e tyre duket interesante deri në përfundim të procesit të numërimit që ka nisur ditën e sotme.
Rezultatet e mësipërme janë për 20 kutitë e para, ndërsa janë 92 kuti gjithsej. Kutitë e tjera mund të sjellin ndryshim të shpërndarjes së mandateve në Krujë.
Top Channel