Socialistët festojnë me fishekzjarre në Shijak! Elton Arbana prin me 66%
16/05/2023 00:00
Elton Arbana ka fituar për të dytën herë një mandat 4-vjeçar në krye të bashkisë së Shijakut dhe socialistët atje janë në festë.
Teksa numërimi po shkon drejt përfundimit, mbrëmjen e sotme në Shijak socialistët po festojnë me fishekzjarrë dhe brohorima.
Elton Arbana u rizgjodh me 66%, 8246 vota, duke lënë pas kandidatin e Metës-Berishës-, Rezart Tusha me vetëm 4217 vota (33.84%).
Top Channel