Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, gjatë fushatës zgjedhore, shprehu bindjen se të pestë bashkitë e këtij qarku do të ngjyroseshin rozë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Por, surpriza ishte në Kavajë, ku gara ishte e fortë deri në kutinë e fundit që u numërua dhe në fund u shpall fitues kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja.
I ftuar këtë mbrëmje në Top Channel me moderatoren Grida Duma, Veliaj u shpreh se “diferencën e bënë vetëm 800 njerëz që duan ende Sali Berishës”.
Sipas kryebashkiakut të Tiranës, opozita pagoi biletat e emigrantëve që të vinin të votonin për të. Kjo sipas tij, është një ndër arsye pse humbi Kavajën.
“Kisha një sekretar për emigracionin, që e largova nga fushata. Sepse e mendova dhe thashë se ishte në limit të etikës. Ndoshta kjo është një arsye pse them se humba Kavajën. Blerja masive e votave është deri diku blerje vote”.
Top Channel