Drejtim i mjetit në gjendje të dehur, drogë dhe dhunë në familje, policia procedon disa shtetas në Fier 14 Maji, po rezulton dite historike për Partine Socialiste të Shkodrës, pasi si asnjëherë më parë ka marrë masivisht votat e qytetareve të këtij qyteti, të cilët që prej vitit 1992 votonin vetëm të djathtën.
Shkodranët, këtë here jo vetëm që kanë zgjedhur Benet Becin si kryebashkiakun e ardhshëm por me 18 mijë votat e tyre edhe për Këshillin Bashkiak, kanë konfirmuar se nuk kanë votuar vetëm individin por i kanë besuar Partisë Socialiste për drejtimin e Shkodrës në 4 vitet e ardhshme.
Kështu, PS ka fituar 18 mandate për Këshillin Bashkiak ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 13 të tilla, duke e kthyer për herë të parë Sali Berishën në opozitar në Shkodër. Partia Social Demokrate e Tom Doshit, garoi deri në 3 kutitë e fundit për të nxjerrë Berishën dhe Metën, si forcë e tretë në Shkodër por për 269 vota nuk ia arriti, duke marrë vetëm 12 mandate.
Ndërkohe Partia Demokratike e Alibeajt, siguroi 5 këshilltarë bashkiak ndërsa 3 parti të vogla fituan nga një të tillë. Me 18 votat e këshilltarëve socialist dhe 12 të PSD, Benet Beci, do të jetë fuqiplotë në krye të bashkisë.
Në zgjedhjet e 14 Majit, në rang qarku, partia e Tom Doshit mund të konsiderohet më e suksesshmja pasi ka rritjen më të madhe të votave.
Në Shkodër, brenda 4 viteve nga 9 shkoi në 12 këshilltarë ndërsa në Puke dhe në Fushë-Arrëz ku socialistët humbën garën për kryetar, PSD u shpall forcë e parë për Këshillin Bashkiak duke marrë numrin më të madh të votave.
Në Vaun e Dejës, teksa vazhdon numërimi PSD, është e para në Këshillin Bashkiak me 11 mandate. Në Malësinë e Madhe, ka nisur me vonesë numërimi i votave të qytetareve por nga kutitë e para, për këshillin kryesojnë socialistët ndërsa e dyta renditet partia e Tom Doshit. Në zgjedhjet e fundit, parlamentare, ai siguroi 2 mandate deputetësh në qarkun e Shkodrës.
Top Channel