Pasi ka mbaruar procesi i numërimit të votave për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të Shkodrës, ka nisur numërimi për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Sipas shifrave të deritanishme nga KQZ-ja, në listë kryeson Partia Socialiste e cila deri në këtë moment ka 73021 vota dhe 33 mandate.
Socialistët ndiqen nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 35054 vota dhe 16 mandate.
Partia Demokratike ka marrë katër mandate deri tani, Socialdemokrate 3 mandate ndërsa Partia Republikane dhe Aleanca Progresiste nga një mandat.
Partia Socialiste 73021 vota 33 mandate
Bashkë Fitojmë 35054 vota 16 mandate
Partia Republikane Shqiptare 2237 vota 1 mandat
Partia Socialdemokrate 69623 vota 3 mandate
Partia Demokratike 9918 vota 4 mandate
Aleanca Progresiste L.ZH.K 2590 vota 1 mandat
Top Channel