Kelvin Skrela prej afro 20 vitesh merret me menaxhimin e proceseve zgjedhore.
Ai drejton një nga KZAZ të kryeqytetit ndërsa na tregon gjithë rrugëtimin e tij gjatë kësaj periudhe.
“Kam filluar për herë të parë në 2003 në zgjedhjet e pushtetit qendror. Dhe me radhë në zgjedhjet lokale në komunat, derisa kaluam në zgjedhjet e bashkisë”-shprehet Skrela.
Ai thotë se ky proces zgjedhor ishte një nga më të mirët pasi nuk pati krahas mungesës së incidenteve, procesi i numërimit të votave eci shumë mirë.
“Ky ka qenë një nga proceset më të mira që puna ka pasur vijueshmëri në proces. Ka qene një nga kohët më të arta që e mbyllim ne 24 orë me aq kuti sa kemi. Ka qenë shumë i qetë procesi dhe nëpër fshatra”- tregon komisioneri.
Kelvin Skrela shpreson që dhe proceset e tjera zgjedhore në vend të jenë akoma më mirë dhe jo si në të kaluarën.
Top Channel