![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/jjjjjhj_sd-800x450.jpg)
13/02 10:39
Pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, Milan kërkon përmbysjen e madhe ndaj Inter.
Trajnerët respektivë kanë zbuluar kartat dhe në sy bie rikthimi nga minuta e parë e Rafael Leaos tek Milan, teksa në fushë së bashku me portugezin në pjesën ofensive të kuqezinjve janë dhe Diaz, Messias e Giroud.
Nga ana tjetër, Simone Inzaghi respekton rregullin e pashkruar se formacioni fitues nuk ndryshohet dhe në fushë janë sërish të njëjtat emra që mposhtën kuqezinjtë një javë më parë duke konfirmuar kështu edhe dyshen e sulmit, Dzeko-Lautaro./ Super Sport
Top Channel