Pezullohet lundrimi edhe në Durrës, anulohet trageti për në Bari
16/05/2023 10:48
Pezullohet lundrimi në Adriatik për tragetet. Natën e kaluar tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk kanë lundruar drejt porteve respektive.
Shkak është bërë era e fortë me drejtim nga juglindja dhe deti mbi 7 ballë, që bëri të pamundur lundrimin e trageteve nga Bari drejt Durrësit. Për rrjedhojë dhe tragetet nga Durrësi nuk janë nisur.
Lundrimi nga të dyja portet është shtyrë me 24 orë në pritje të qetësimit të erës.
Ndërkohë era e fortë gjatë orëve të natës ka shkaktuar dhe rrëzim pemësh në qendër të qytetit bregdetar.
Top Channel