Teksa procesi i numërimit të votave për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Kamzës ka përfunduar ndër të parët, ka përfunduar edhe numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak.
Partia Socialiste ka fituar edhe në Këshillin Bashkiak të Kamzës.
Me një diferencë të thellë prej mbi 7 mijë votash, ka lënë pas koalicionin Bashkë Fitojmë.
Rezultatet për këshillat janë si më poshtë:
Bashkë Fitojmë 11310 vota
Partia Socialiste 19999 vota
Partia Agrare Ambjentaliste 1034 vota
Partia Republikane 1139 vota
Partia Lëvizja e Legalitetit 999 vota
Partia Demoracia Sociale 832 vota
Aleanca Liberale e Djathte 1258 vota
Partia Socialdemokrate 2490 vota
Partia Demokratike 3519 vota
Aleanca Progresiste 408 vota
Fryma e re Demokratike 2093 vota
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 401 vota
Partia Aleanca Demokristiane 939 vota
Me fitore të thellë, Partia Socialiste ka kryesuar në Kamëz, me 60.65 përqind të votave, ndërkohë që kandidati i Berishës ka marrë vetëm 35.11 % të votave.
Top Channel